E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen prurjet dhe shkarkimet në kaskadën e Drinit

Ka pasur një ulje të lehtë të nivelit të ujit në hidrocentralet në Kaskadën e Drinit ndërkohë që prurjet kanë pësuar një ulje të ndjeshme.
 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Kështu sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 285.52 nga 285.07 m që ishte një ditë më parë. Prurjet në liqen vazhdojnë me 460 nga 785 m3/sek që ishte një ditë më parë, ndërsa shkarkimet me 438 nga 436 m3/sek.
 

Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 170.80 nga 171.46 m ditën e djeshme, prurjet në të janë me 683 nga 894 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 648 nga 947 m3/sek një ditë më parë.
 

Në Vaun e Dejës niveli shënon 72.4 nga 73.20 m ditën e djeshme, ku prurjet shënojnë 674 nga 1058 m3/sek, kurse shkarkimet me 736 nga 980 m3/sek që ishin ditën e djeshme.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›