E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi miratohet buxheti 2011


Parlamenti grek ka aprovuar këtë mbrëmje buxhetin për vitin 2011, ku përfshihen shkurtime të reja financiare deri në 14,4 miliardë euro. Buxheti u miratua vetëm me votat e maxhorancës socialiste, ndërkohë që Greqia është përfshirë nga vala e protestave dhe grevave nëpër sheshe, të cilat janë organizuar në prag të krishtlindjeve.

Kryeministri Papandreu është deklaruar i vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar me masat e marra në mënyrë që në vitin 2012 ekonomia të jetë rimëkëmbur.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›