Sukseset e biznesit shqiptar ne 2010

Biznesi shqiptar ka mbyllur në një mbrëmje festive sfidat dhe sukseset e vitit 2010. Në një ceremoni të posaçme të mbështetur nga Kompania “Armo”, Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë ka nderuar dhe vlerësuar disa nga faktorët dhe kompanitë që kanë spikatur gjatë këtyre muajve.
"Ka qenë një vit i ngarkuar dhe me shumë tension për sipërmarrjen shqiptare, por që po përmbyllet me sukses. Biznesi shqiptar doli nga dera e pasojave të krizës dhe po konsolidohet më tej. Kjo e dëshmon dhe rritja e import-eksporteve për periudhën janar-shtator 2010", tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është vlerësuar me çmimin e kontributit të vecantë si mik i sipërmarësve shqiptar. "Suksese dhe mbarësi në aktivitetet tuaja, pasi suksesi dhe mbarësia në aktivitetet tuaja është sukses dhe mbarësi për të gjithë vendin dh epër gjithë shoqërinë tonë, ndaj dhe unë do bëjë gjithë përpjekjet e mia për të mbështetur biznesin shqiptar në mënyrë që ai të konsolidohet më tej dhe të vazhdojë të jetë motor i zhvillimit të vendit sikurse ka qenë edhe deri tani", tha Ilir Meta- Ministër i METE.
Suksesi i Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha në procesin e heqjes së viza është nderuar gjithashtu me çmimin nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në emër të të gjithë biznesmenëve shqiptar.
"Është një vlerësim shumë i madh për mua, vecanërisht duke patur parasysh se nga kush vjen. Anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kapitenët e ekonomisë së Tiranës, kësaj lokomotive të ekonomisë shqiptare", tha Basha. Në sektorin bankar është vlerësuar Banka Credins, e cila ka spikatur në aftësinë për rritjen e shërbimeve dhe standarteve ndaj klientëve të saj.
Gjithashtu në këtë mbrëmje festive e cila pati kujdesin e kompanisë “Armo”, janë vlerësuar edhe shumë biznese të tjera si kompania e sigurimeve Sigal, apo Klik Ekspo Group, për afrimin e sipërmarësve të huaj potencian në vend. Në festën e madhe të biznesit ishin të pranishëm përfaqësues të dhomave të tregtisë nga disa qytete dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.
Guina Hoxha