Ulet me 10 vjet mosha për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve
TIRANE - Ulet me dhjetë vjet mosha për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve. Demokratët dhe socialistët në Komisionin e Ligjeve kanë rrezuar varinatin e qeverisë për dëmshpërblimin brenda këtij viti të ish të përndjekurve mbi moshën 85 vjeç, duke ulur kufirin në 75 vjeç për burrat dhe 70 për gratë.
Ministria e Drejtësisë ka qenë kundër uljes së moshës së dëmshpërblimit, pasi shuma e parave të përcaktuara në buxhetin e shtetit për këtë kategori, sipas saj është e pamjaftueshme.
Ndërkaq opozita ka kundërshtuar zgjatjen e afatit të ligjit deri në 25 tetorin e vitit 1944, duke shprehur shqetësimin se nga ky ligj do te përfitojnë bashkëpunëtoret e fashizmit. Por për demokratët, në këtë datë kanë nisur persekutimet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)