E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi mesazh urimi homologut gjerman

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Joahim Gauk, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë.

"Fitorja dhe fillimi i mandatit tuaj si President janë ngjarje shumë pozitive për kombin gjerman, që do të influencojnë edhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona".- theksohet në mesazhin e presidentit Topi.

Kreu i Shtetit shqiptar shpreh besimin se "miqësia, partneriteti dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të begatisë së dy popujve tanë miq dhe të përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e demokracisë, lirisë, zhvillimit dhe të drejtave të njeriut në vendet tona si dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit".

Me këtë rast, Presidenti Topi shpreh vlerësimin për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik si dhe në përfshirjen e saj sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›