E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet taksa e makinave te vjetra

Qeveria miratoi vendimin e paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura, të cilat deri tani llogariteshin në bazë të një koefiçienti, që e bënte taksën e tyre më të lartë  se makinat e reja.

Vendimi tjeter i miratuar ishte heqja e takses se shitblerjes së tokës bujqeosre, një shqetesim ky i ngritur në bashkëbisedimin me fermeret e Lushnjës, të cilët e konsideronin pengesë për zhvillimin e bujqësise taksën 10 për qind. "Përjashtojmë tokën bujqësore që shitet për qëllime bujqësore, nga taksa 10 për qind. Kjo bëhet në mënyrë që të hapet mundësia e tregut të tokës", tha Berisha. Pak dite me pare Kryeministri Berisha deklaroi ne Parlament se do te beje legalizimin e te gjitha ndertimeve te ngritura pas vitit 2006, ndertime keto qe kishin mbetur jashte ligjit te legalizimeve. Ne mbledhjen e Qeverise, Kryeministri kerkoi hartimin e vendimit per verifikimin ajror te territorit te Shqiperise. Ky verifikim eshte i nevojshem per te fotografuar ndertimet pa leje ne Shqiperi dhe per t'i perfshire ato ne ligjin e ri te legalizimeve. Kjo ishte mbledhja e pare e Qeverise me ministrat e rinj pas largimit te Levizjes Socialiste per Integrimit. Duke marre shkas nga prania e ministrit te Kultures, Visar Zhiti, i persekutuar nga regjimi komunist, Kryeministri Berisha denoi disa deklarata, qe sipas tij jane bere nga Edi Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›