Ulja e normës bazë të interesit, flasin ekspertët
Mban nën kontroll borxhin dhe nxit kredidhënien
Ulja në 3.5 përqind e normës bazë të interesit shihet nga ekspertët e ekonomisë si një nisëm që synon të nxisë aktivitetin ekonomik e kryesisht kredidhënien. Për ekspertët mund të mbajë nen kontroll normën e inflacionit dhe të shërbejë për uljen e kostos së borxhit të qeverisë. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit të lekut me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin më të ulët historik 3.5 perqind. Mbajtja nen kontroll e çmimeve, nxitja e ekonomisë dhe ulja e kostos se financave publike, sipas kreut të bankës qendrore, Ardian Fullani janë tre prej arsyeve kryesore të këtij vendimi. Rritja e deficitit buxhetor sipas guvernatorit Fullani e ka çuar borxhin publik ne nivelin 63.3 perqind. Për këtë ai kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për vendosjen e një rregulli fiskal. Duke folur për sistemin bankar, Fullani tha se muajt e fundit ka pasur një frenim të kredidhënies. Përsa i përket ecurisë së ekonomisë për gjysmën e dytë të këtij vitit, kreu i bankës qendrore tha se do vijoj të ndjek të njëjtin ritëm rritje me atë të gjashtëmujorit të parë.
...