Arti i ruajtjes

Ruajtja dhe dixhitalizimi pa perspektive i pasurise filmike. Perfaqesuesi i Institutit Kombetar Audiovizual ne France Michel Dauzats inspekton gjendjen ne Arkivin Qendror te Filmit dhe Radio-Televizionit. Ne kete gjendje eshte nje pasuri qe pak i sherben publikut
Michel Dauzats menaxheri i projektit te trashegimise ne Institutin Kombetar Audiovizual te Frances Institut National de lAudiovisuel INA ndodhet ne Shqiperi qysh prej dy ditesh per te vezhguar ecurine e procesit te dixhitalizimit te Arkivit Qendror Shteteror te Filmit dhe fillimin e ketij procesi ne Arkivin e Radios dhe Televizionit Shqiptar.
Me te eshte Flora Losch nje vajze e re qe ben stazhin prane institucionit me te rendesishem te ruajtjes se materialeve filmike te Radios dhe Televizionit ne France.
Deri me tani Dauzats ka pare magazinat ku ruhen filmat ne AQSHF dhe Radio-Televizion dhe mendon se duhet patur me teper kujdes ne ruajtjen e materialeve.
Ne Arkiv ka gjetur nje infrastrukture dhe nje sistem klimatizimi te pershtatshem por edhe pak problem me lageshtiren ne magazina.
Muret duhet te izolohen pasi lageshtira eshte nje rrezik potencial per demtimin e materialeve filmike thote specialisti.
Ndersa ne Arkivin e Radio-Televizionit Shqiptar Dauzats mendon se ka pune per tu bere Duhet siguruar nje konservim i mire i materialeve te Arkivit para se te kalohet ne procesin e dixhitalizimit. Mungon sistemi i aklimatizimit per ruajtjen e filmit ne 16 mm.
Specialisti i INA-s duket i matur ne zgjidhjet qe propozon. Ai i keshillon drejtuesit e Arkivave te mendojne per perspektiven.
Per momentin ju keni zgjedhur nje lloj dixhitalizimi i cili ploteson nevojat tuaja imediate sipas kerkesave qe keni. Keto nuk jane shume jetegjata dhe do te duhej nje tjeter lloj dixhitalizimi. Ky format qe keni zgjedhur per te dixhitalizuar materialet mund tu plotesoje kushtet vetem per momentin i thote Dauzats nendrejtorit te Arkivit Qendror Shteteror te Filmit Flori Slatina.
Deri tani eshte perdorur telecina aparatura qe ben hedhjen e materialit ne formatin AVI e cila ben te mundur procesin e hedhjes se materialit filmik ne format dixhital nga kopja pozitive jo nga negativi duke mos siguruar nje cilesi te mire te materialit te ruajtur.
Duhet nje mekanizem nje makineri me e kohes qe ne te marrim nje cilesi shume te mire filmi nga negativi shpjegon Slatina.
Dauzats me te drejte shtron pyetjen A eshte ky formati i duhur per te siguruar ruajtjen e cilesise ne kohe
Per pershpejtimin e procesit te dixhitalizimit ai propozon angazhimin e me shume punonjesve te kualifikuar dhe perdorimin e teknologjise moderne.
Instituti ku ai punon eshte nder arkivat me te medhenj dixhitale te Frances.
INA ruan 3.5 milione ore regjistrim te Televizionit dhe Radios Franceze. do vit depozitohen 800.000 ore transmetim.
Ne fund te bisedes Dauzats theksoi se dixhitalizimi ben te mundur shfrytezimin e pasurise arkivore dhe sherbimin e saj per publikun nepermjet kinematekave ose internetit.
Si shembullin me te mire merr Kinemateken Franceze qe ka krijuar tri salla te vecanta ku shfaqen filma organizohen festivale ekspozita aktivitete qe afrojne publikun me kinemane. Ketu qendron vlera e kesaj pasurie Ndarja me publikun.
Dixhitalizimi i AQSHF
Puna per dixhitalizimin e Arkivit te Filmit nisi me 1998 por procesi intensiv filloi me 2004. Gjashte vite me vone ka mbaruar procesi i dixhitalizimit vetem per filmin artistik 266-270 tituj. Ne proces eshte i animuari. Nga 200 tituj priten te dixhitalizohen edhe 20.
Ka ende pune per hedhjen ne formatin dixhital te kronikes dhe filmit dokumentar.
Nga kronikat e viteve 1947-83 jane dixhitalizuar rreth 550 tituj. Duhen realizuar edhe 600 tituj.
Dokumentare jane dixhitalizuar rreth 720 tituj nga 1220 tituj gjithsej.
Pak pune eshte bere per dixhitalizimin e filmit arkival vetem 44 te dixhitalizuar nga 300 tituj qe ruhen ne Arkivin e Filmit.
Filmi i huaj rreth 300 tituj nuk eshte prekur me dore.
Ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit ruhen rreth 9000 tituj dhe 4200 ore regjistrim.