E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja e xhiros vjetore të biznesit, Bode: Nuk preken Bashkitë

TIRANE- Ulja e xhios vjetore për biznesin nga 8 milionë lekë që është aktualiasht në 5 milionë lekë nga 1 janari i vitit të ardhshëm nuk konsiderohet tkurrje e buxheteve vendore nga Ministri i Financave, Ridvan Bode.
Ai iu është përgjigjur akuzave të bashkive dhe komunave lidhur me këtë vendim të qeverisë. Kryefinancieri Bode ka deklaruar se të ardhurat që pushteti qëndror të mbledhë nga këto biznesi do t’i përdorë si mbështetje për vendorët.

“Nuk do të ketë asnjë ndikim në buxhetin vendor. Do të ketë një ndikim shumë pozitiv në klimën e biznesit, në fuqizimin e konkurencës dhe vendosjen e një drejtësie të të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitete ekonomike përballë ligjit. Bashkive dhe komunave nuk do tu preken të ardhurat pasi të ardhurat që vijë nga biznesi i vogël konsiderohen si të ardhura të Bashkive dhe nuk do të jenë pjesë e buxhetit qëndror” u shpreh Bode.

Ministri i Finanacave ka akuzuar pushtetin vendor për keqpërdorim të fondeve. Sipas tij, paratë që qeveria ka dhënë gjatë katër viteve të fundit për bashkitë dhe komunat kanë ardhur në rritje, ndrëkohë që pushteti vendor i ka shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, në vend që të kryente investime publike.(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›