Aksion në portin e Orikumit për ndalimin e jahteve
VLORE- Një grup prokurorësh dhe punonjësish të policisë kanë nisur një kontroll në portin e jahteve në Orikum, ndërsa aksioni është mbështetur edhe nga repartet e ndërhyrjes së shpejtë. Kontrolli vjen menjëherë pas miratimit të ligjit antimafia mbrëmjen e djeshme nga parlamenti dhe pikërisht prej kësaj kohe, rreth portit janë vendosur forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Vlorës, ndërsa sot i janë bashkangjitur edhe prokurorë dhe pjestarë të grupit task forcë kundër krimit.
Në këtë port ndodhen jahte luksoze disa prej të cilëve në pronësi të biznesmenëve të njohur shqiptarë.
Sipas disa burimeve të News 24 aksioni ka pasur si qëllim verifikimin e zbatimit të moratoriumit për ndalimin e skafeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)