E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulje të temperaturave në fundjavë

Pas një jave me teperatura shumë të larta, meterologët parashikojnë një ulje jo shumë të ndjeshme të temperaturave në fundjavë. Sipas parashikimit nga "Meteoalb", temperaturat më të larta do të arrijnë në 36 gradë Celsius të cilat do të shënojnë në qytetin e Gjirokastrës. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta të javës ndersa fundjava do të shënojë një ulje prej dy gradësh. Tanja Porja, meterologe, deklaron se pavarësisht se të shtunën dhe të dielen termometri do të zbresi me 2 gradë, moti do të vazhdojë te jetë i përshtatshëm për plazhistët .
Sipas shërbimit "Meteoalb",ashtu si muaji korrik edhe gushti do të jetë muaj përgjithësisht me mot të mirë e të përshtatshëm për plazh, por nuk do të përjashtohen edhe shirat e lehta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›