E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arti i gdhendjes në dru/ 67-vjeçari që tjetërson drurin, i numërohen mbi 3000 punime

Asllan Lika, 67-vjeçari nga Kruja shquhet nga mjeshtria e përpunimit të drurit. Në ambjentin e punës, Asllanin e gjejmë duke punuar një foto të cilën do ta gdhejë në dru. Ai tregon se foton do ta shndërrojë në gdhedje druri, një pororsi e ardhur nga Kosova, dhe për këtë i duhen disa ditë pune të përfundojë portretin.

Pasioni i tij si dru gdhendës ka nisur që në moshë fare të re. Janë me dhjetra punime nga dora e tij të shpërndara dhe jashtë kufinjve.

Asllani tregon mjetet e punes, të cilat jan një serë të tilla që ai përdor në gdhendje. Në një nga lokalet e Krujqs ndodhen disa punime si ai i heroit Kombëtar Skendërbeu, kalaja dhe muzei i Krujës që janë pasionante për të. Asllani ka përfunduar vetëm arsimin fillor, pasioni i ka dhënë mundësi që punimet e tij të njihen dhe jashtë vendit.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›