E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkolla “Shtoi i Vjetër” panair me bimë medicinale, të ardhurat në ndihmë për dëmtimet nga tërmeti

Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që goditi Turqinë, një javë më parë nuk kanë munguar edhe ndihmat nga institucionet, organizatat joqeveritare dhe nga shumë banorë të Shkodrës.

Sot në ditën e Zisë Kombëtare në nderim të viktimave nga tërmeti që po mbahet në Shqipëri nuk munguan edhe organizimet dhe insiativat për mbledhjen e ndihmave, ku i tillë ishte organizmi i ndërmarrë nga mësuesit e nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit “Shtoi i Vjetër”, për shitjen e bimëve medicinale të kultivuara në oborrin e shkollës, të ardhurat të cilat do të dërgohen për ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Mobilizimi dhe gatishmëria e qytetarëve të Shkodrës, institucioneve arsimore si shkolla Medresese, shoqatave joqeveritare gjithashtu edhe klubit futbollit Vllaznia për të kontribuar në të gjitha mënyrat ka qenë jashtëzakonisht i madh për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmetet shkatërrues që goditën Turqinë dhe Sirinë, të hënën e shkuar.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›