E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulpiana Aliaj e Armand Likaj koncert klasik per kryeqytetasit

Orkestra simfonike e radio televizionit shqiptar në bashkëpunim me ambasadën sllovake kanë organizuar një koncert klasik, ku interpretuan sopranoja Ulpiana Alijaj dhe baritoni Armand Likaj. Dirigjent i shfaqjes ishte Peter Valentovic, ndërsa drejtor artistik David Tukiçi. Për rreth një orë artistët përcollën për publikun pjesë nga operat si aria e konteshës, “don xhovani”, arie nga opera “Rusalka”, pjesë nga opera “Romeo dhe Zhulieta” si dhe duetin nga opera “Don Paskuale”.
Sopranoja Ulpiana Alija ka interpretuar në skenat më të njohura europiane . Ka kënduar edhe krah tenorit me famë botërore Saimir Pirgu dhe është fituese e disa çmimeve. Në fillim të këtij viti ka fituar edicionin e 63 të të konkursit europian. Aktualisht interpreton Paminen në Teatrin e Operas në Breshia, në Romë, në Teatrin e Milanos dhe Bolonjës.
Ndërkohë që edhe baritoni Armando Likaj është pjese e trupës së taetrit kombëtar dhe ka interpretuar në operat më të rëndësishme, vënë në skenë nga ky institucion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›