Raketa e Korese se Veriut frika e nderkombetareve
Shtohet gjithnjë e më shumë frika e ndërkombëtarëve pas lajmërimit të Koresë së Veriut për të lëshuar një rakete në muajin prill. Japonia ishte e para, e cila vendosi sistemin mbrojtës, ndërsa perëndimoret e kanë cilësuar si një shkelje të paster të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Diplomatë dhe analistë përgjithësisht shprehen pesimistë për rezultatin e trysnisë ndërkombëtare në drejtim të nxitjes së Koresë së Veriut për të ndalur hedhjen e një rakete në mes të prillit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon iu bashkua së fundmi zërave që po i kundërvihen idesë së Koresë së Veriut për të hedhur raketën në prill. "U bëj thirrje autoriteteve të Koresë së Veriut të frenohen në këto akte, që do të destabilizonin situatën dhe paqen në gadishullin Korean dhe që bien ndesh me aspiratat dhe synimet e komunitetit ndërkombëtar” u shpreh ai. Peniani zyrtar ka bërë me dije se ka të drejtën sovrane për të hedhur satelitë shkencorë në hapësirë. Por vendi komunist është nën sanksione si rezultat i programeve të tij bërthamore dhe të zhvillimit të raketave. Analistët ndërkombëtarë thanë në një konferencë të ditëve të fundit se është thuajse e garantuar se hedhja e raketës së Koresë së Veriut do të dëmtojë përpjekjet diplomatike si dhe shpresat për rifillimin e bisedimeve gjashtë-palëshe mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut.
Sipas pikëpamjes së Uashingtonit, këto përpjekje dëmtojnë një marrëveshje të arritur me Phenianin muajin e kaluar sipas së cilës Shtetet e Bashkuara do të ofronin ndihma me ushqime në shkëmbim për ngrirjen e programeve bërthamore të Phenianit.
Aktualisht raketat e Koresë së Jugut kanë një rreze të kufizuar prej 300 kilometrash dhe një peshë prej 500 kilogramësh.