E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulpiana: Do botoj ato që kam shkruar

Për sociologen Ulpiana Lama,  vëmendjen kryesore e merr angazhimi i saj aktual, që mban emrin “Pasdite në Top Channel”.

Ulpiana tregon se sa i lodhshëm është një program i përditshëm, duke thenë:
“ Edicioni i përditshëm është një sprint i përditshëm. Krahasuar nga niveli emocional, siç tregojnë studimet, edicioni i përditshëm është i barabartë me një aksident me makinë. Pra, unë bëj pesë aksidente me makinë, në një javë . Kjo është një metaforë për të treguar shkallën e ngacmimit emocional që të jep një emision i përditshëm që zgjat plot 90 minuta. Nga ana tjetër, “Pasdite në Top Channel” është një format që të jep mundësinë të bësh shumë gjëra. Është si të bësh disa lloje emisionesh në një, pra ta sprovosh veten në disa lloje formatesh. Të jep mundësinë të bësh një emision filozofik, informues, artistik... Ta jep këtë mundësi sepse është një gjë e përditshme dhe ka hapësirë kohore. Por nuk të jep mundësinë për të bërë gjëra të tjera. Marrëdhënia me një emision të përditshëm kaq të gjatë është një marrëdhënie obsesive “.

Duke folur tutje për mediat shqiptare, Lama ka ka zbuluar se cili është projekti i radhës.

“Do botoj ato që kam shkruar deri tani. Pjesën analitike timen publiku në Shqipëri e njeh shumë pak. Kjo është ajo që po mendoj të bëj tani, dhe kam një projekt, të përfundoj librin që kam nisur për sociologjinë e modës. “ /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›