Zjarr ne psikiatri, alarmohen te semuret
Elbasan - Zjarri i rene ne lavanderine e Spitalit Psikiatrik te Elbasanit rrezikon 300 te semure ne godinen disakateshe. Ka qene ora 21:30 e mbremjes, kur reparti i zjarrfikeseve eshte njoftuar per flaket qe kane perfshire nje nga dhomat e katit te pare te godines ne rrethana ende te paqarta. Burime zyrtare nga policia thane se menjehere jane nisur dy makina per te shuar zjarrin, ndersa eshte izoluar vatra, per te mos kaluar flaket ne katet e siperme. Mesohet se ka vetem deme materiale ne pajisjet e larjes e tesha qe mbaheshin ne dhomen e madhe te spitalit. Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe dyshohet per nje shkendije elektrike, ose pakujdesi nga punonjeset.
F.S
F.S