Ulqini mikëpretedicionin e 10-tëtë Panairit të Librit
TIRANë- Ulqini mikepritesi i radhes i Panairit te librit. Mbi 60 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Librit “Ulqini 2010”, që do të zhvillohet në Ulqin nga 28 korrik- 4 gusht, të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 6000 tituj librash, nga të cilat mbi 500 janë tituj të rinj. Sikurse çdo vit, Panairi i librit në Ulqin edhe në këtë edicion të 10-të, do të ketë të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore dhe politika.
Këtë vit, të ftuar të veçantë dhe në qendër të vemëndjes së publikut bashkë me veprën e tyre, do të jetë shkrimtari Besnik Mustafaj nga Shqipëria dhe një shkrimtar i njohur nga Mali i Zi. Mbrëmja e ditës së dytë të dhe të tretë të panairit do t’u kushtohet ekskluzivisht autorëve që me kontributin e tyre kanë botuar veprimtari akademike, për të cilët do të flasin gjerësisht studiuesit Piro Misha, akademiku Josif Papagjoni dhe botuesja Irena Toçi etj.
Panairi i sivjetëm është i pari që çel veprimtaritë me librin në stinën verore për t’i hapur rrugë më pas gjatë muajit gusht disa panaireve të tillë në qytetet e jugut në Vlorë e Sarandë.
(m.a/BalkanWeb)