E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, mjerimi i familjesqë jeton duke mbledhurbimë medicinale

SHKODëR- Varfëria është pjesë e pandalshme e shumë familjeve në rrethin e Malësisë së Madhe në Shkodër. Një ndër këto familje është dhe ajo e Kujtim Hysaj, i cili që nga viti 2003 është banor i komunës Kastrat. Familja e tij ndonëse ndryshoi shtëpi nga nëjra komunë në tjetrën për një jetë më të mirë, vazhdon të jetojë në një gjendje ekstreme të varfërisë.

Kujtimi bashkë me bashkëshorten e tij mundohen të fitojnë të ardhura për mbijetesë duke mbledhur dhe shitur bimë medicinale në zonat malore.

Kujtim Hysaj është babai i tre fëmijëve të vegjël të cilët jetojnë në një shtëpi që pritet të shembet nga casti në cast. Ndihma ekonomike i është ndërprerë kryefamiljarit që në prill të vitit 2009 duke thelluar dhe më tej varfërinë dhe mjerimin e kësaj familjeje.

Në komunën e Kastratit trajtohen me ndihmë ekonomike 310 familje , ndërsa shuma e parave që dalin për këto familje është 10 milionë lekë të vjetra në muaj.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›