Ulqini skicon Luftëtarin e fazës së dytë
Analiza në shifra e ekipit për fazën e parë të kampionatit nxjerr kampionë portierin Selimaj dhe kapitenin Devolli
Ekipi i Luftëtarit, paraditen e së dielës u nis për në Ulqin të Malit të Zi, duke u kompletuar gjatë udhëtimit me trajnerin Nevil Dede dhe disa futbollistë, të cilët ishin larguar më parë nga Gjirokastra për në Tiranë dhe Shkodër kryesisht. Ndërkohë, është inkuadruar edhe vlonjati Ermir Strati, zëvendëstrajner dhe kapiten i Vlorës, që luan mesfushor, si për të garantuar fitoren në premierën e fazës së dytë, që do të luhet pikësriht në Vlorë.
Por përpara saj do të presë Kukësin për ndeshjen e prapambetur nga java e 14-të. Në Ulqin, ku ekipi gjirokastrit do të qëndrojë deri më 26 janar, krahas stërvitjes ditore, do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore për të kolauduar formacionin bazë për fazën e dytë. Trajneri Nevli Dede do ti njohë më mirë futbollistët dhe mbetet për tu parë se çfarë formacioni do të zgjedhë ai në krahasim me atë të fazës së parë.
Skaneri i fazës së parë Por le të shohim se kush luajti fazën e parë në 14 ndeshje për këtë ekip, që qëndron në krye të renditjes. Stafi teknik ishte i përbërë nga Mustafa Hysi, Kristaq Ciko dhe Dritan Kristidhi. Janë aktivizuar plot 23 futbollistë, ku portieri Selimaj është rekordmeni, pasi i ka luajtur të gjitha ndeshjet plotësisht.
Kapiteni Devolli, motori i këtij ekipi, është zëvendësuar vetëm 2 herë, kurse mbrojtësi Sinani ka luajtur 12 të plota, në 1 është zëvendësuar dhe në 1 nuk është aktivizuar. Mbrojtësi tjetër, Shalari, ka luajtur 9 të plota, në 1 është zëvendësuar për shkak dëmtimi dhe pastaj në 3 të tjerat nuk u aktivizua.
Ai nuk ndodhet në Ulqin, pasi është në fazën e riaftësimit. Po ashtu, mbrojtësi Baci ka luajtur 10 ndeshje të plota, në 2 është zëvendësuar dhe në po aq nuk është aktivizuar. Sulmuesi Raboshta dhe mbrojtësi Ramadani kanë tregues të njëjtë, janë aktizuar në 9 ndeshje plotësisht, në 3 janë zëvendësuar dhe nuk kanë luajtur në 2. Mbrojtësi Gaxhaj ka luajtur 8 të plota, në 4 është zëvendësuar dhe në 2 nuk është aktivizuar.
Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë, Nora, ka luajtur 7 të plota, në 4 është zëvendësuar dhe në 3 nuk është aktivizuar për shkak dëmtimi (2) dhe kartoni të kuq. Mesfushori Çaço ka luajtur 7 të plota, në 5 është zëvendësuar dhe në 2 nuk është aktivizuar, kurse organizatori Stoja ka luajtur 6 të plota, në po aq për arsye dënimi nuk u aktivizua dhe në 2 është zëvendësuar. Lluka dhe Grabovaj
Pra, tani mbetet të ndjekim fazën e dytë, ku lufta sportive dhe e natyrave të tjera do të jetë më e ashpër dhe më e sofistikuar, pasi në fund të saj do të njihen fitimtarët për superligën.
2 lëvizje
Janë bërë deri tani në merkaton e gjirokastritëve. Është larguar shkodrani Florian Pjetrani dhe është afruar vlonjati Ermir Strati
11 ditë
Do të qëndrojë Luftëtari në Malt të Zi, ku do të përgatitet intensivisht për fazën e dytë, duke luajtur edhe disa miqësore
