E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni Shupe: Gramozit sdo ti mungojnë rezultatet

Nga Kristi Lilo

Të mërkurën, kur do të zhvillohet një test nga trajneri Ilir Qirjako, pritet që ekipit ti bashkohen edhe lojtarët e rinj

Moti shumë i ftohtë që po bën këto ditë është një pengesë e madhe për Gramozin, megjithatë stafi teknik dhe futbollistët janë shumë seriozë në punën e tyre. Edhe pse temperaturat janë nën zero, madje dje kanë shkuar deri në -12 gradë, procesi stërvitor nuk është ndërprerë dhe të gjithë kanë qenë të pranishëm. Një ndër titullarët më të rëndësishëm të ekipit kolonjar, kapiteni Hyserjon Shupe, mundohet të japë shembullin e tij edhe për të rinjtë, duke mos neglizhuar në stërvitje.

E kemi  filluar tri ditë me vonesë procesin stërvitor, por jemi në kohë dhe jam i bindur se do të jemi gati para fillimit të fazës së dytë. E rëndësishme është që të gjithë futbollistët janë të angazhuar për ti zbatuar udhëzimet e stafit teknik. Na është thënë nga trajneri Qirjako se brenda pak ditësh ekipi do të ketë në dispozicion 25 vetë, që do të dalin pas seleksionimit.

Natyrisht që ekipi do të bëjë ndërhyrjet e nevojshme dhe do të evitojë të metat që janë konstatuar fazën e parë. Kam mendimin se Gramozi do të paraqitet si një ekip i konsoliduar në vazhdim dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Për këtë ka një angazhim serioz nga futbollistët dhe nga stafi teknik, ka thënë mes të tjerash kapiteni i kolonjarëve, mesfushori Shupe.

Merkato Me ekipin janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë që kishin munguar gjatë ditëve të fundit, siç janë Peçi, Caka, Lamaj dhe Musabelliu. Mesfushori Omeraj, i cili erdhi në fillim të sezonit, mësohet se nuk do të kthehet në Ersekë, pasi po provohet tek Apolonia bashkë me portierin Dervishi. Por Omeraj më parë duhet që të marrë lejën e kalimit te Gramozi, sepse, sipas stafit teknik, ka një kontratë dyvjeçare me këtë ekip.

Trajneri Qirjako do të bëjë një test ditën e mërkurë, ku pritet që në ekip të jenë edhe portieri Nuredini, Ismolli, Mukaj dhe sulmuesi Admir Arifaj, që vjen nga Partizani. Një tjetër lojtar që mendohet ti bashkohet Gramozit ditën e mërkurë është edhe pogradecari Çela, mesfushori që vjen në fomë huazimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›