E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson zgjedh pasardhesin Guardiola per Mancester Junajtid

Nga Spanja Ser Aleks ka biseduar me menaxherin e trajnerit te Barces

Ne Kamp Nou bie kambana e pare e alarmit pritet te kete edhe shume te tjera. Kontrata e trajnerit Pep Guardiola e cila eshte firmosur me 15 korrik skadon me qershor 2011 dhe debati rreth se ardhmes se tij ne stolin blaugrana qe sapo u mbyll tashme eshte rihapur.

Ceshtja eshte sjelle ne qender te vemendjes nga e perditshmja spanjolle El Mundo Deportivo e cila kishte perdorur titullin e madh Ferguson kerkon Pep. Trajneri i Mancester Junajtid po mendon te terhiqet nga futbolli dhe ka perzgjedhur Guardiolen si pasardhesin e tij. Ne faqet e brendshme te gazetes ne lajmin e trajtuar jepen zhvillimet me te fundit. Ser Aleks duket se ka kontaktuar Josep Maria Orobitg menaxherin e drejtuesit te stolit te Barces per te mesuar me shume rreth situates se trajnerit dhe planeve te tij per te ardhmen. Asgje nuk eshte zyrtare. Gjithcka mbetet ne kuadrin e nje bisede informale megjithate El Mundo Deportivo sugjeronte se shume shpejt mund te nise nje sulm serioz per te bindur teknikun katalan te transferohet ne Olld Traford.

Kjo eshte panorama e pergjithshme qe gjithsesi pritet te realizohet ne nje periudhe te mevonshme. Por ekzistojne edhe disa ceshtje te cilat ngrene pikepyetje. Se pari Ferguson ende nuk ka vendosur qe te largohet nga drejtimi i Djajve te Kuq skuader me te cilen ka regjistruar suksese te jashtezakonshme gjate 24 viteve te punes. Me pas duhen vleresuar edhe deshirat e Guardioles. Edhe pse eshte kunder kontratave afatgjata dhe ciklit te punes te shtrire shume ne kohe ky eshte sezoni i tij i trete ne Kamp Nou tekniku nuk ka thene asnjehere se kerkon te largohet nga Barcelona. Natyrisht qe pozitat e Guardioles kane ndryshuar pas lamtumires se presidentit Laporta dhe te Begirishtajn gjate veres per afro dy jave skuadra blaugrana mbeti zyrtarisht pa trajner. Kontrata e Pep perfundoi me 30 qershor te ketij viti ndersa rinovimi erdhi vetem me 15 korrik. Gjithsesi dashuria qe ai ka per Barcen eshte mjaft e madhe dhe sukseset e arritura jane kaq te rendesishme sa qe ai do te mendohet gjate perpara se te largohet nga klubi me te cilin ka lidhur jeten.

Per momentin vetem dicka mund te thuhet me siguri kontrata e Guardioles qe po shkon drejt skadimit do te ndeze debatet rreth se ardhmes se trajnerit qe deri me tani ka fituar 9 trofe nga 11 aktivitete ku ka marre pjese. Gjate veres se kaluar per teknikun e suksesshem shprehen interes te vecante Milani dhe Interi. Ai ka refuzuar ofertat e dy gjigandeve te Serise A per te vazhduar punen ne krye te Barces dhe te yjeve si Leo Mesi Ksavi Iniesta David Vija e keshtu me radhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›