Thriller me oktapodin Pol vdiq ne korrik 2010
Kur sherbente si orakulli i ndeshjeve te Boterorit 2010 ngriti debate te shumta. Por edhe tashme qe ka vdekur ceshtja e oktapodit Pol eshte shnderruar ne nje thriller. Sipas Jiang Xiao regjisores se filmit kinez me titullin Kush e vrau oktapodin Pol molusku me fame boterore nuk u shua te henen qe lame pas por me 9 korrik. Teoria e saj eshte se oktapodi u nda nga jeta vetem dy dite perpara finales se Kupes se Botes ndersa pretendon se akuariumi i Oberhauzenit e ka zevendesuar ne menyre sekrete. Zhvilluam shume kerkime per filmin tone dhe jam 60-70 per qind e sigurt se Pol ka vdekur me 9 korrik. Gjermanet heshten per kete ngjarje dhe ne menyre sekrete e zevendesuan duke u tallur me ne pergjate gjithe kesaj kohe tha Xiao per Guardian. Deklaratat e saj jane hedhur poshte nga nje zedhenes i akuariumit ne Gjermani Nuk eshte aspak e vertete qe ne e kemi fshehur vdekjen e tij prej veres. Ju sigurojme se Pol vdiq ne mbremjen e se henes. Ishte 2 vjec e gjysme nje moshe normale per nje oktapod. Ai thjesht nuk eshte me.