Ultimatumi i Finit Berluskoni te jape doreheqjen
Ish-aleati me i afert i Silvio Berluskonit Xhianfranko Fini aktualisht kryetar i Parlamentit deklaroi ne nje miting te partise se tij se Kryeministri italian duhet te jape sa me pare doreheqjen. Per me teper nese kjo nuk ndodh atehere ai do te dale nga qeveria. Kjo mendohet te jete nje jave vendimtare per fatet e qeverise e sipas Finit ka ardhur koha qe Berluskoni te largohet. Ajo qe kryetari i Parlamenti italian kerkon eshte nje pakt i ri legjislativ. Fini e ka kercenuar Berluskonin se nese nuk do te jape doreheqjen ai do te dale nga koalicioni qeveritar. Nderkaq pergjigjja e Kryeministrit ka qene e menjehershme. Nuk kam ndermend te largohem. Sa me shume ma kerkon Fini kete gje aq me shume une kembengul te bej te kunderten. Mosbesimi votohet ne Parlament tha ai. Berluskoni duhet te largohet si pasoje e serive te skandaleve dhe mungeses se veprimeve te qeverise se tij tha Fini ne nje kongres te organizates se tij te re ne Peruxhia. Nese kjo nuk ndodh atehere ai dhe ministrat e tjere nga kabineti do te dalin nga koalicioni i qendres se djathte. Ne mitingun e partise se tij Lirise dhe se Ardhmes Xhanfranko Fini tha gjithashtu se Kryeministri italian duhet te niste menjehere negociatat per krijimin e nje qeverie te re. Ne sulmet e tij te perseritura per Berluskonin ne mitingun ne Peruxhia ishin edhe skandalet seksuale te Kryeministrit qe kane perfshire disa vajza minorene. Jam i gatshem te ruaj aleancen me Berluskonin. Por duhet ripare natyra e koalicionit dhe perberja e qeverise tha Fini grupi parlamentar i te cilit e mbeshteti Kryeministrin ne nje mocionin e mosbesimit ne muajin shtator. Shoqeria italiane po perjeton nje degjenerim moral dhe ne qe jemi figurat kryesore te tij duhet te japim shembullin pozitiv. Nuk mund te vazhdohet me keshtu tha kryetari i Parlamentit italian perpara mijera mbeshtetesve. Por kjo nuk eshte hera e pare qe Fini kerkon doreheqjen e Berluskonit. Kur dolen ne drite skandalet e fundit te Kryeministrit me vajzat e reja ai e akuzoi se kishte turperuar Italine dhe ndaj duhej te largohej. Nderkaq ministri i Puneve te Jashtme Franko Fratini tha se kriza diskutohet ne Parlament dhe jo me ultimatume neper mitingje. Ai i Finit ka qene diskutimi politik i kreut te nje partie te re. Nuk besoj se pjesa me e madhe e parlamentareve finiane deshirojne te largohen vetem sepse Fini eshte shnderruar ne rival te Berluskonit. Gjate diteve te fundit Kryeministri ka denuar sulmet e peshtira dhe te ndyra qe jane bere ndaj tij dhe ka fajesuar per to disa prokurore. Javen e kaluar nje ish-shef i policise se Milanos u mor ne pyetje nga prokuroret rreth nje vendimi per te liruar nje adoleshente te arrestuar per vjedhje pas nje telefonate nga zyra e Kryeministrit. Berluskoni fajesohet per perdorim per ceshtje personale te postit te tij zyrtar. Nese gjithcka konfirmohet ai duhet qe te vihet para pergjegjesise edhe per genjeshtren qe thuhet se u ka thene policeve per vajzen se gjoja ajo ishte stermbesa e Presidentit te Egjiptit Mubarak dhe se ata duhet qe ta leshonin menjehere dhe ta linin nen kujdesin e politikaneve te tij. Gazetat po ashtu kane raportuar pretendime te bera nga nje prostitute e cila ka deklaruar se kishte vizituar vilen luksoze te Kryeministrit ne Sardenje. Lidhja mes Finit dhe Berluskonit u prish gjate veres. Megjithate ministrat qe ndodhen afer Finit vazhduan te qendrojne ne qeveri.