E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjigje kolegut Bejtja per nje kritike ekrani

Pas ndjeses qe me vertetesine e pandryshueshme te autoreagimit me kerkove i vlershmi kolegu dhe miku im Andi une e di mire se nuk eshte e nevojshme te kete reagim. Por ne kete rast me duhet qe te iki prej teje dhe te bej sadopak sqarimin tim ne emer te lexuesve te Shqip-it dhe te asaj pjese qe eshte njeheresh edhe hise e audiences suaj televizive. Fjalen e kam per komentin tuaj te djeshem ne edicionin e jashtezakonshem te TV Klan ndersa transmetonit live votimin e ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Ne nje moment ju iu referuat me nje kritike te eger shtypit te shkruar dhe se pari gazetes Shqip e cila sipas jush nuk e kishte pasqyruar kete ngjarje te pritshme dite. Eumlshte e tepert te pohojme se kjo ngjarje zinte vend ne menyren me te dukshme ne faqen e pare te gazetes madje edhe si foto dite. Por ajo qe e ben te nevojshme pergjigjen time ndaj kritikes tende i dashur Bejtja ka lidhje me rrethanat qe e lidhin lirine tone me shpergenj interesash mediash te kapura. Profesionalisht ske aspak te drejte ne kritiken tende. Ndersa nisur prej pozicionit dhe politikave editoriale qe shpalos kanali televiziv kombetar ku jeni drejtor informacioni ne e mirekuptojme kritiken. E mirekuptojme sepse keshtu e ka sjelle realiteti ne kete vend qe thene sipas Stig Dagerman Jetojme ne kete pyll kundershtish. Kritiken tende koleg ne rastin ne fjale e ben te pavend dhe pse jo joserioze liria e propagandes e cila po eklipson edhe vete gezimin e vonuar te shqiptareve. Per mua dhe ty Andi qe e kemi njohur me kohe lirine dhe mundesine e levizjes eshte e veshtire te ikim prej rendesise reale qe ka kjo liri e arritur per cdo qytetar. Thene sipas Le Clezios Per mua qe e kam njohur mundesine e levizjes ndalimi per te jetuar ne vendin qe e kemi zgjedhur eshte po aq i papranueshem sa dhe mungesa e lirise.

Pikerisht ky ndalim qe lidhet me cilesine e keqe apo te munguar te lirise tjeter ky ndalim qe vjen prej propagandes te kushtueshme dhe te mbarsur me patetizem socreal jane detyrimet reale qe ndiejme si gazetare pas cdo suksesi te politikes se vonesave. Kete propagande mire eshte ta heqim e tia leme vetem politikes. Sduhet bere asgje me teper nga ajo qe bejne koleget tane kohefituar ne Europe. Kete realizem mes nesh sduhet ta kritikojme kurre koleg i dashur por ta shpalosim vetem si detyrim. Diferenca per te sic arrij te te kuptoj aktualisht ne pozicionin qe ke nuk qendron te cilesia apo politika pasqyruese prej Shqipit por te pozicioni qe media ku gjendesh shpalos hapur. Per kete une skam verejtje. Skeptizicmin e kam vetem ndaj lirise qe shpreh kritika jote e rastit ndersa nga ekrani ku dole humbe per nje cast shikimin realist mbi gazeten. Por une tashme e quajta vetem kritikehellipekranihellip jo kolegu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›