Ultimatumi i qeverise: Vendore, ulni taksat e tatimet, ndryshe ka sanksione
Ultimatum i forte i kryeministrit Berisha ndaj pushtetit vendor, duke i paralajmeruar se kishin nje jave afat per te ulur taksat, te cilat jane rritur katerfish. Nga qyteti i Lushnjes, ku kreu i ekzekutivit peruroi perfundimin e autostrades Lushnje-Fier, ai deklaroi se nese opozita donte te kontribuonte per qytetaret, ne kuader te krizes ekonomike, atehere ajo duhej te ulte njehere taksat e rritura ne ato bashki qe drejtonte, duke ju referuar ketu, kryesisht bashkise se Tiranes. "Nese doni te kontribuoni ne parandalimin e pasojave te krizes, ulni taksat dhe tatimet per bashkite qe qeverisni. Nga njera ane kryetari i PS dhe njekohesisht kryebashkiaku, bertet per krizen, nga ana tjeter ka katerfishuar taksen e gjelberimit dhe del e numeron pemet, sic numeron votat e Keshillit Bashkiak", i beri thirrje Berisha, kryetarit te PS-se, njekohesisht kryebashkiak i Tiranes, Edi Rama. Sipas Berishes, uljen e taksave qeverite vendore duhet ta merrnin seriozisht, perndryshe qeveria nuk do te hezitonte te vendoste "kufirin te thana". Por kryeministri Berisha i beri thirrje qytetareve se qeveria qe ai drejtonte, do te mbante te gjithe premtimet e bera, pavaresisht krizes ekonomike. Sipas Berishes, qeveria ishte e vendosur per te rritur pagat dhe pensionet ne muajin maj. "Eshte e vertete qe ka nje krize boterore te rende, eshte e vertete se ajo pasqyrohet kudo, por eshte e vertete se qeveria ime disponon cdo qindarke per te rritur pensionet, pagat, ashtu sic ka premtuar, per te dyfishuar pensionet tuaja ne 1 maj dhe per te dyfishuar rrogat e arsimtareve, te infermiereve", deklaroi kryeministri Berisha, duke premtuar se ne mandatin e dyte do te perfundonte te gjitha projektet qe kishte nisur. Nderkohe ai premtoi zgjedhje te lira, njeheresh dhe liberalizim te vizave me BE. F.Mejdini