BE Holanda bllokon aplikimin e Serbise

Holanda ka kerkuar qe votimi per aplikimin e Serbise per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE te shtyhet deri pas publikimit te raportit te ardhshem te kryeprokurorit te gjykates se Hages.
Vendimi u morr njezeri sot nga Parlamenti holandez. Sugjerimi do te paraqitet ne mbledhjen e 25 tetorit te ministrave te Jashtem te BE-se por nuk dihet ende nese do te pranohet nga Brukseli.
Qeveria mendon se cdo hap i Serbise drejt integrimit ne BE duhet te behet ne perputhje me bashkepunimin e plote me gjykaten e Hages thuhet ne dokumentin e miratuar nga Parlamenti i Holandes.
Nuk dihet nese ne kete vendim te Amsterdamit zyrtar kane ndikuar trazirat e shkaktuara dje nga huliganet serbe ne Xhenova te Italise.