E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultranacionalistet greke zbarkojne ne Himare

Ne Himare votimi eshte karakterizuar nga nje situate pergjithesisht e qete ndonese raportohet te kete ne qytet prezence te shtuar te nacionalisteve greke. Mes tyre eshte pare sot ultranacionalisti grek Harallamb Karathano nje ish-deputet grek i shquar per pozicionin e tij antishqiptar dhe ne mbrojtje te ceshtjes vorioepiriote. Karathano levizte i shoqeruar me nje eskorte e perbere nga 5 a 6 njerez me trupa te fuqishem. Procesi ka nisur me vonese ne tre qendra ne Himare dhe Dhermi. Jane 18 qendra votimi te vendosura ne Bashkine Himare dhe 7 fshatrat e saj ndersa jane rreth 10656 votues. Nuk ka nje numer te sakte te emigranteve te ardhur pasi ka pasur prej tyre qe kane udhetuar me automjetet e tyre private ndersa jane pare edhe te pakten 22 autobuse qe kane sjelle emigrante kryesisht te PBDNJ-se nga Greqia.


Dhermi te moshuarit orientohen te votojne Bollanon
Nderkohe ne oret e paradites perfaqesues te PS-se kane ngritur pretendime qe ne Dhermi te moshuarit jane orientuar ne votim nga komisionere te PBDNJ-se ne ngjyrat e se ciles ne kete zone kandidon Vasil Bollano.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›