E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe raportohen probleme me vonesat dhe cilesine e bojes

Ashtu si ne te gjithe Shqiperine edhe ne Lezhe vijon procesi i votimit ne 101 qendra votimi te rrethit te Lezhes. Gazetarja Lindita Kokaj raporton se fillimisht ka pasur probleme ne nje qender votimi ne Shengjin pasi kryetarja e komisionit eshte kandidate per anetare keshilli dhe eshte zevendesuar rreth ores 900 ka nisur procesi i votimit.
Edhe ne 3 qendra te Kolshit ka pasur probleme dhe procesi i votimit ka nisur rreth ores 900 shkak eshte bere mungesa e sekretareve.


Nderkohe ne Malecaj te Komunes Balldre ka pasur problem pasi kryetari i komisionit eshte vellai i kandidatit te koalicionit te djathte per Komunen e Balldrenit dhe rreth ores 1130 ka nisur edhe ne kete qender procesi i votimit pas zevendesimit te kryetarit te komisionit.


Ne Bashkine e Lezhes votimi ka nisur normalisht ne te gjitha qendrat e votimit ku sipas kryetareve te disa qendrave procesi po vijon normalisht.
Nderkohe nje incident eshte shenuar ne qendren e votimit ne lagjen Skenderbeg ku nje person i cili ka dashur te votoje edhe per vete dhe bashkeshorten pasi nuk eshte lejuar nga komisioneret eshte larguar nga qendra e votimit se bashku me fletet e votimit.
Votuesit nga ana tjeter jane shprehur se te votosh eshte qytetari dhe cdo qytetar duhet te marre pjese ne votime per te vendosur fatin e drejtimit te pushtetit vendor.


Deputetet e Qarkut te Lezhes Rajmond Hoxha i PD-se dhe Gjovalin Kadeli i PS-se te cilet votuan per drejtuesit vendore theksuan se keto zgjedhje jane nje hap i rendesishem. Nderkohe nga ana tjeter deputeti Kadeli theksoi se ka pasur probleme ne disa qendra votimi te cilat jane hapur me vonese. Probleme ka pasur sipas tij edhe me cilesine e bojes.


Kandidatet ne gare per kreun e Bashkise se Lezhes Gjoke Jaku i Aleances per te Ardhmen dhe Viktor Tushaj i Aleances per Qytetarin kane votuar rreth mesdites perkatesisht ne qendrat 0738 dhe 0738/1. Jaku dhe Tushaj jane shprehur te emocionuar dhe u kane bere apel votuesve qe te marrin pjese ne votime dhe te shprehin vullnetin e tyre te lire.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›