KQZ: Kanë votuar 35.04 përqind deri në orën 16:00

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 16:00. Sipas KQZ-së në rang vendi kanë votuar 35.04 të qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote.
Gjithashtu KQZ-ja ka publikuar edhe pjesëmarrjen në përqindje në disa nga qarqet e vendit ku pjesëmarrjen më të madhe e ka qarku i Elbasanit me 40.80 përqind.
Kështu sipas KQZ-së në qarkun e Beratit pjesëmarrja është 29.5 përqind, në qarkun e Dibrës 23.73 %, në qarkun e Durrësit, 38.59 % në qarkun e Fierit 23 % dhe kështu me rradhë.