E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulze ambasadori i Vatikanit peruron sheshin Nene Tereza

Ne Ulze u festua festa e Shen Markut nje eveniment i rendesishem per cdo banor te ketyre aneve. Me kete rast u perurua edhe sheshi i ri i ketij qyteti qe do te mbaje tashme emrin Nene Tereza.

Perpos autoriteteve locale ne kete ceremony merrte pjese vete perfaqesuesi i Vatikanit ne Shqiperi Nunci Apostolik Romiro Moliner Ingles i cili ka udhehequr me pas edhe meshen liturgjike ne kishen e Shen Markut ne prani te qindra besimtareve.

Me pas ambasadori i Vatikanit beri bekimin e sheshit nje rit qe tashme funksionon per cdo pune publike dhe komunitare te bere ne kete rajon duke iu dhene mbaresi gjithcka behet ne sherbim te njerezve te kesaj ane me shume dashuri e humanizem.

Zbulimi i pllakes me emrin e shenjtores Nenes Tereze ishte mjaft emocionues dhe Nunci Apostolik beri dhe bekimin e saj duke u shprehur me fjale dashurie per vepren e nenes Tereze dhe nderimin qe i behen asaj nga gjithe anet e botes.

Ai tha se ishte e gjetur ne kete komune me njerez te devotshem dhe perkushtues ndaj dashurise hyjnore dhe puneve te bera me aq devocion ne sherbim te qytetareve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›