E Enjte, 5 Nëntor 2026

Unaza Lindore e Tiranës, tashmë e gjitha funksionale

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku po vijojnë punimet me ritme të larta. Rama tha se “për qarkullimin e automjeteve është hapur një tjetër segment i kësaj vepre, nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri, duke lehtësuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit”. Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “në lotet e tjera po vijon puna me ritme të larta për të bërë të mundur përfundimin e tyre brenda një kohe sa më të shkurtër”. Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›