Unaza e Jashtme e Tiranës, ARRSH: Në lotin 4 janë realizuar 75 % e punimeve

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Në kantierin e ndërtimit të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës vijon me ritme puna, ku aktualisht janë realizuar 75 % e punimeve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ndau në rrjetet sociale, momente nga puna që po zhvillohet në këtë segment të Unazës së Jashtme të Tiranës. ARRSH njofton gjiothashtu se, aktualisht ka përfunduar 90% e punës për strukturën e viaduktit dhe paralelisht po vijojnë punimet e formimit të trupit të rrugës dhe muret mbajtëse. Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur shpërndarjen e trafikut.