Greqi vritet me thike emigranti shqiptar

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur ne qytetin Lamia ne Greqine qendrore. Sipas policise nje 34 vjecar shqiptar eshte ekzekutuar ne nje lokal te ketij qyteti mbremjen e se shtunes prej nje grupi personash.
Edhe ekzekutoret e te riut jane shqiptare. Deshmitare okulare i thane policise se viktima ishte ne lokal ne shoqerine e disa miqve te tij.
Sipas burimeve njeri nga shqiptaret qe po darkonin aty ngacmoi kamarieren. Kjo sherbeu si shkendije per fillimin e nje sherri te ashper mes tyre.
Pasi shkembyen fjale dhe sharje ata filluan ta godasin viktimen me grushta dhe shkelma.
Ne vazhdim njeri prej tyre nxori nje thike dhe goditi viktimen ne bark. Plage morren edhe personat e tjere qe ndodheshin ne lokal ne tryeze me viktimen.
34 vjecari u dergua ne spital por mjeket nuk munden te bejne asgje per ti shpetuar jeten.
Forcat e rendit kane filluar nje aksion per gjetjen e autoreve.