Unazat e titullit të Boston Celtic janë me 18 gurë emeraldi,

Përpara se të nisnin ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA, kampionët e Boston kanë festuar ashtu siç do tradita duke ekspozuar unazat e titullit.
Unazat janë unike dhe vlejnë deri në 150.000 mijë dollarë amerikanë. Në unazë gjenden 18 gurë emeraldi, të cilët korenspondojnë me numrin e titujve të fituar nga skuadra ndër vite.
30 gurë diamanti formojnë fjalën “World” ndërsa fjala “Champions” përbëhet prej 80 diamantesh të bardhë, të cilët tregojnë numrin e triumfeve në sezon.