E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Konventa, Rama:Votimi elektronik i suksesshëm

Konventa e Kombëtare Zgjedhore e LSI-së ka mbyllur votimin për Komitetin Drejtues të kësaj partie, ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet nesër.

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Konventën e LSI-së, Klajda Gjosha shpalli të mbyllur votimin për Komitetin Drejtues të LSI-së duke theksuar se u realizua me mjaft sukses edhe votimi elektronik.
 

Rezultat përfundimtare pritet të dalin nesër, pasi sipas Gjoshës, sistemi elektronik printon një renditje alfabetike, ndërsa duhet pak kohë për të bërë renditjen sipas votave të marra. Gjithashtu Gjosha theksoi se në votim morën pjesë 2107 delegatë ose 94 përqind e tyre e cila tregon një pjesëmarrje të lartë.

Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e cilësoi si shumë të suksesshëm votimin elektronik, që në fakt ishte një risi për procesin e votimit në Shqipëri.

“Procesi garanton fshehtësinë e votës dhe leximin e saj me korrektësinë ashtu siç është dhënë nga secili delegat. Sfida e votimit elektronik doli me sukses tani autoriteti i procesit kalon në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të LSI-së” tha Rama.
 

Gjithashtu, Rama shpalli edhe fituesin për mesazhin më të veçantë në Twitter, konkurs i cili ishte shpallur prej ditës së djeshme.
 

Më herët Konventa ka miratuar disa ndryshime në dokumenta baze të funksionimit të LSI-së, statutin dhe programin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›