Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Ftesa e shumepritur dhe e realizuar per Tiranen zyrtare ne tryezen e Bashkimit te vendeve te Mesdheut, ben pjese ne vazhdimesine e sinjaleve pozitive ne nje rruge, qe tashme diplomacia jone ka ndermarre, ne nje horizont te ri per te arritur parametrat e besueshmerise, si garant i stabilitetit dhe ctensionimit ne nje rajon si ai i Ballkanit, ku per 17 vjet u perjetuan gjenocidet me te tmerrshme, qe mbas Luftes se Dyte Boterore.
Pikerisht ne nje situate ku rajoni yne po hyn ne klimen e stabilitetit dhe Shqiperia mendohet si nje vend emergjent per investime, duke perfituar nga statusi i nje vendi thellesisht bregdetar dhe nga klima pro investimeve e qeverise shqiptare, po ne ate tryeze shume vende e enderrojne kete klime stabiliteti qe ne po ndertojme me shume pune e ide.
Per te arritur ne Samitin e Parisit, jo shume larg po ne fushaten elektorale presidenciale franceze te 2007, kjo ide e hedhur nga Nikola Sarkozy do te gjente pak tifoze ne Evropen qe vendos...
Bashkimi i dy Gjermanive me renien e Murit te Berlinit, do te hidhte poshte fantazmen apo mumien e '900 se komunizmit dhe do te ringrinte nje fuqi evropiane ne lavdine bismarkiane te saj, Gjermanine.
Qe nga viti 1990, Evropa e Lindjes pa nje aktor aktiv ne skenen e pameshirshme te konkurrences ekonomike ne ndihmen dhe perfitimet ekonomike, qe Gjermania arriti te realizonte ne keto dy dekada ne keto vende.
Po ne te njejten periudhe kohe, vende te Mesdheut, te cilat kufizohen me bregdet (Franca, Italia, Spanja) nuk paten kete influence decizive, si ne ekonomi, por dhe ne politiken e jashtme ne rajone si ai i Ballkanit, apo ai akoma me i nxehte i Lindjes se Mesme.
Duke filluar nga politika jo-aktiviste e Shirakut ne France (jo kunder nderhyrjes ushtarake ne Irak) dhe duke vazhduar me klimen jo stabilizuese politike ne Itali (ndryshimi i vazhdueshem i qeverive dhe perplasja ideologjike midis reformatoreve dhe post-komunisteve), gjeti ne energjine personale te Sarkozy durimin dhe mbi te gjitha mbledhjen e te gjithe aktoreve te mundshem ne kete tryeze per te pasur te gjitha elementet e mundur per te folur per paqen e me vone per investimet ekonomike qe do te vijne (investime ne sektorin energjetik nukleari civil)...
Se pari, problemi nuklear iranian dhe tensioni i vazhdueshem, duke vene ne pikepyetje stabilitetin ne rajon, ku nga nje ane kerkon te shtrije rolin e saj si fuqi rajonale nga Kabuli deri ne Liban mbi popullsine shiite dhe nga ana tjeter kerkon te mas muskujt me Izraelin, duke vene ne diskutim ekzistencen si shtet.
Per kete nje kunder peshe anti-iraniane me bashkepunimin e sauditeve, jordanezeve dhe egjiptianeve kalon nepermes nje Evrope te forte derisa SHBA eshte e impenjuar ne stabilizimin total te Irakut.
Se dyti, ndryshimi i lajmeve qe vine nga Siria jo shume larg, po dy muaj me pare, Siria bente pjese ne vendet qe dyshoheshin per ndihmese qe i jepte organizatave terroriste (strehon lideret historik te Hamasit (Palestinez) e Hesbollah (Libanez) te konsideruara nga komuniteti nderkombetar si organizata terroriste).
Pa dyshim, qe marrja pjese e Bashar el Asadit ne Samit ka shpjegimet dhe hapjen e nje shansi te mundshem nga ana e Izraelit e SHBA ne procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Largimi i politikes siriane dhe asaj libaneze (Hezbollah) nga hegjemonia iraniane ka frytet e saj ne dy argumente politike domethenese. Stabilizimi i klimes politike ne Liban (Marreveshja e Doha) me formimin e nje qeveri pro e kundra siriane nga nje ane dhe vrasja ne qender te Damaskut ne nje atentat me bombe ne makinen e vet tre muaj me pare e komandantit radikal Hezbollah, Imad Mugnihej, si shenje prove e ndryshimit te klimes perkundrejt Uashingtonit e Tel Avivit.
Ne zbutjen e gjithe kesaj klime ndaj Damaskut, nje rol ne heshtje te plote ka luajtur diplomacia turke, duke luajtur me reputacionin e nje fuqie rajonale te konsoliduar dhe te besueshme rolin e arbitrit te duruar dhe largpames, ku nga nje ane per ekonomine siriane ka qene si oksigjeni per popullsine siriane, ndersa per reputacionin izraelit ka diskutuar argumentin me delikat te ketij rajoni rezervat e ujit te pijshem (kthimi i territorit te Golanit Sirise, si kusht per nje paqe dhe kalimin nga nje status-quo ne nje status-ante) qe mendohet qe jane gjithmone e me shume te pakta, duke rritur tensionet midis vendeve fqinj.
Te gjitha keto ndryshime ben qe klima e Parisit, se bashku dhe me miratimin gjerman, te hedh poshte klimen e dyshimte per fitoren e pritur para Samitit ne marredheniet franko-gjermane. Te kthej Francen qe nga koha e larget e daljes nga NATO (vendim i DE Golit) si nje fuqi e besueshme per aleancen atlantike, por ne te njejten kohe duke kthyer Parisin ne qender te vemendjes boterore. Ndersa nga pala italiane e spanjolle nje zgjim te endrres mesdhetare, duke rikujtuar politikat e prinderve themeltar.
Duke rikujtuar qe zgjedhjet qe do te zhvillohen ne SHBA do te percaktojne dhe aktivizimin apo jo te presidentit te ri te fuqise me te madhe ne bote ne qeverisjen e planetit, Evropa kerkon te marre nje frymemarrje oksigjeni dhe te enderroje naten magjike te Parisit, duke kujtuar qe dhe ajo eshte prezent dhe kur leviz si nje trup i tere mund te bej ndryshimin qe duhet ne rolin e nje rendi te ri boteror.