Meta: Opozita te shkarkoje Topallin

TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim rikthen debatin per mocion ndaj Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne kete menyre, LSI po riaktivizon nje nisme te iniciuar pak kohe me pare nga Partia Socialiste, por qe u la ne harrese. U desh pikerisht incidenti i ndodhur ne seancen parlamentare te se henes, qe opozita te kerkoje dhe njehere tjeter mocion per Topallin. Nga ana e saj, Partia Socialiste, edhe pse deri me tani la nen hije nismen e saj, e deklaruar me shume buje nga lidershipi i selise roze, shprehet i gatshem te mbeshtese thirrjen e LSI-se. E nje qendrim i tille u be dje publik nga vete deputeti socialist, njekohesisht nenkryetar i Kuvendit, Ylli Bufi. Krahas debatit banal mes deputetit socialist, Taulant Balla dhe Kryeministrit Sali Berisha, kerkeses per mocion i shtohet dhe nje tjeter fakt, ai i largimit nga Parlamenti i perfaqesueseve te SHBA-se. Per kete arsye, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, beri me dije se "nxjerrja nga Parlamenti i perfaqesueseve te SHBA-se eshte ne vazhden e nje drejtimi krejtesisht jodemokratik te Kuvendit te Shqiperise dhe ne do ta mbeshtesim riaktivizimin e kerkeses per mocion ndaj znj. Topalli nga ana e PS-se, sikurse ajo e ka bere te ditur jave me pare. Nuk ka ndonje rast me flagrant, sesa kjo ngjarje qe ka ndodhur ne Kuvend, ku Kryetarja e Kuvendit, ne vend qe t'i qetesonte gjakrat, perkundrazi i fryu edhe me tej zjarrit, dhe njekohesisht kur Kryetarja e Kuvendit mban qendrim ndaj nje deputeti, dhe nuk mban asnje lloj qendrimi ndaj Kryeministrit, por perkundrazi behet ortake ne ate dhunim verbal dhe politik qe ndodhi ne Kuvend, i cili mund te degradonte edhe ne dhunime fizike". Kesisoj, per LSI-ne jane pikerisht keto fakte, te cilat e bejne te domosdoshme ndermarrjen e nje nisme te tille nga ana e opozites parlamentare. Sipas Metes, vendimi i Konferences se Kryetareve per pezullimin e deputetit socialist, Balla eshte krejtesisht i padrejte. "Vendimi i Byrose se Parlamentit ne drejtimin e znj. Topalli eshte i padrejte dhe krejtesisht i njeanshem, pasi merr nje mase ndeshkuese ndaj deputetit Balla, por nuk merr asnje mase dhe asnje qendrim ndaj deputetit Sali Berisha, i cili jo per here te pare i fyen te gjithe deputetet e opozites, qe guxojne te ngrene probleme, te godasin korrupsionin e tij dhe te qeverise se tij dhe nuk le asnje fshat te Shqiperise pa permendur per te denigruar figurat e opozites", nenvizoi Meta gjate fjales se tij. Madje, po ne te njejten linje, kreu i LSI-se vijoi me tej me kritika, duke u shprehur se "nje sjellje krejtesisht primitive, qe jo nje Kryeministri, jo nje deputeti, por edhe nje qytetari te thjeshte nuk do t'i lejohej". Pare ne kete kendveshtrim, LSI permes kryetarit te saj ftoi opoziten parlamentare te nderprese dialogun politik me Kryeministrin Berisha, deri ne kohen kur ky i fundit te kerkoje ndjese publike per sjelljen e tij ne Kuvend. "LSI fton opoziten dhe aktoret e tjere te pergjegjshem politike ne Kuvendin e Shqiperise, qe te nderpresin dialogun politik me njeriun qe fatkeqesisht eshte ende Kryeminister i Shqiperise, derisa ai te kerkoje ndjese publike ndaj deputetit Balla, ndaj Kuvendit dhe ndaj te gjithe opinionit publik, derisa Kryeministri Berisha t'ju pergjigjet te gjitha interpelancave dhe pyetjeve te bera nga deputete te opozites, qe i ka injoruar deri tani teresisht, nen euforine te pushteteve te jashtezakonshme dhe te paligjshme qe ka marre ne naten e 21 prillit", vuri ne dukje Meta, lidhur me kete ceshtje. Po keshtu, Meta shpreh bindjen se aktoret e shoqerise civile, organizmat qe mbrojne lirite dhe te drejtat themelore te qytetareve dhe ne vecanti te gruas, do te dine te reagojne, sikurse dine te reagojne ne vende demokratike dhe evropiane.