E Shtunë, 31 Tetor 2026

United-Chelsea, debuton Januzaj!

Sir Alex Ferguson do të ftojë talentin kosovar, Adnan Januzaj për ndeshjen ndaj Chelseat. Fergie pritet ti jap shansin talentit kosovar në përballjen me Chelsean pas paraqitjeve të mira që ka treguar me skuadrën e dytë të United.

Ishte paralajmëruar se Januzaj do të luaj pak minuta në ndeshjen ndaj Arsenal por një gjë e tillë nuk ndodhi. Januzaj mund të ketë shansin për të debutuar në Premierligë në minutat e fundit ndaj Chelseat.

Por kusht për këtë mund të jetë rezultati i ndeshjes në këtë përballje. Nëse United e ka epërsinë në këtë ndeshje, Januzaj pritet të ketë debutimin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›