Vilanova: 2 me 0 në pjesën e parë

Tito Vilanova e ka një porosi për lojtarët e tij. Trajneri i Barcelonës synon që të bëjë të "pa" mundurën për rikthimin ndaj Bayern Munchen. Vilanova u ka thënë lojtarëve të tij që të shkojnë në pjesën e parë me rezultat 2 me 0.
Tito pritet të hedhë në fushë një formacion tejet sulmues ndërsa pritet që të luaj me tre mbrojtës ndaj Bayernit.
"Nëse ju arrini të jeni 2 me 0 në pjesën e parë, atëherë në pjesën e dytë nuk dyshoj në dyfishimin e golave. Koha që të bëjmë historinë, presë nga ju një natë që asnjëri nuk do ta harroj në jetë" i ka porositur Vilanova lojtarët para ndeshjes me Bayern./Indeksonline/