E Enjte, 5 Nëntor 2026

United, Solskjaer: Të zhgënjyer nga barazimi, mund të kishim

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, foli në konferencën për shtyp pas barazimit 2-2 kundër Leicester në Premier League: “Ne kishim shumë mundësi, por nuk mundëm të sillnim tri pikët në shtëpi, ky rezultat më bën të ndihem shumë i zhgënjyer. Dolëm nga kjo sfidë me një pikë: më mirë se asgjë, edhe nëse mund të kishim fituar pasi kishim më shumë mundësi për të shënuar sesa kundërshtarët tanë. Jemi në një periudhë shumë të komplikuar përsa i përket  kalendarit, ne do të kthehemi në fushë kundër Ëolverhampton pas tri ditësh, do të përpiqemi të jemi gati dhe të rimarrim të gjithë energjinë tone”.

Ndërkohë, trajneri i Leicester, Brendan Rodgers, ka deklaruar pas ndeshjes: “Ne luajtëm një ndeshje të mirë kundër një ekipi sulmues dhe shumë të fortë. Kemi performuar mirë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë: në pjesën e parë krijuam diçka më përpara ndërsa në pjesën e dytë u detyruam kryesisht të mbronim veten. Edhe në momentin që ishim në disavantazh, reaguam siç duhet, duke treguar entuziazëm dhe një dëshirë të madhe për të bërë. Sot pamë forcën mntale të lojtarëve të mi, barazimi është i merituar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›