Arsenal, Arteta: Kishim nevojë për këtë fitore

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi për Sky fitoren 3-1 ndaj Chelsea: “Një fitore e shkëlqyer për ne. Në periudhën e fundit kemi mungesë të performancës, por mbi të gjitha rezultateve. Lojtarët dhe tifozët vuajtën: ata kishin nevojë për një fitore të veçantë, në një ditë të veçantë si Boxing Day dhe kundër një rivali si Chelsea”.
“Mund të jetë pika e kthimit për të rritur nivelin e vetëvlerësimit të këtij ekipi. Unë i di cilësitë e lojtarëve të mi, e di se ku mund të përmirësohemi dhe gjithashtu e di që ne mund të luajmë në të ardhmen si dhe sot. Në momentet vendimtare të lojës ne ishim më të mirë se Chelsea dhe me të drejtë kështu që fituam”.
“Ne e filluam garën mirë, ndryshe nga sa kemi bërë javët e fundit. Ne menjëherë krijuam mundësi, duke rritur nivelin e vetëvlerësimit. Sot si lojtarët e rinj ashtu edhe lojtarët më me përvojë luajtën shumë mirë, nuk dua të merrem me individët”.