United barazon Valencia fiton bindshem

Manchester United nuk ka arritur te nxjerre me shume se nje barazim pa gola ne ndeshjen e pare te sezonit ne kuader te grupit C te Liges se Kampioneve te zhvilluar ne Old Trafford.
Trajneri Sir Alex Ferguson beri 10 ndryshime nga ekipi qe barazoi 3-3 ne fundjave ndaj Evertonit dhe ekipi i tij dominoi ne posedim por kjo nuk ndryshoi asgje ne rezultat.
Pavaresisht se paten iniciativen gjate ndeshjes kampionet e trefishte evropiane nuk arriten te krijojne shume raste e as te gjejne porten kundershtare fale mbrojtjesskoceze.
Djajte e Kuq megjithate paten disa raste te pastra mes te cilave edhe nje rast te shkelqyer te Darron Gibson goditja e te cilit nga 20 metra kaloi jashte portes.
Rritmi i vendasve u prish kur Antonio Valencia pesoi nje demtim serioz ne gju ndersa ne anen tjeter edhe gjate ndeshje vazhdoi forma e dobet e sulmuesit anglez Wayne Rooney.
Ne ndeshjen tjeter te grupit C Valencia ka fituar bindshem ndaj kampionit te Turqise Bursaspor. Nga dy gola ne secilen pjese i dhane fitoren 4-0 ekipit spanjoll qe tani do te mbaje kreun e grupit me pike te plota.