Atletico Madrid kërkon Shinji Kagawan

Shinji Kagawa nuk po shkëlqen te Man. United dhe ndërsa me Ferguson kishte shanse të luante si titullar, me ardhjen e David Moyes japonezi e ka bërë vetëm 1 herë një gjë të tillë në një miqësore në fazën përgatitore. Për fantazistin prej kohësh Jurgen Klopp ka shprehur hapur dëshirën për ta patur sërish te Dortmundi ndërsa tani në garë ka hyrë edhe Atl. Madrid.
Diego Simeone u ka kërkuar drejtuesve që në fillim të merkatos për një fantazist ose gjysmësulmues, e nisi me brazilianin Diego, më pas me Alejandro Gomez e deri te Juan Mata por këto operacione sipas klubit ishin të kushtueshme ndaj dhe duke parë situatën e Kagawas, Atl. Madrid ka paraqitur një ofertë për huazimin e japonezit.. tani pritet përgjigja e lojtarit dhe ajo e Man. United./indeksonline/