Turizmi në Nepravishtë/ Bujtina e parë nisi si eksperiment, tashmë rezervimet arrijnë kulmin

Bujtina e parë e fshatit të Nepravishtës u çel para 3 vitesh si një eksperiment. Por që prej asaj kohe ecuria e saj ka qëne e mbarë na bëri të ditur administrator I kësaj bujtine Gëzim Shuti. Ishte mbesa e tij që e dha këtë ide duke i ofruar edhe ndihmën ekonomike për ngritjen e kesaj bujtine. Ndër të tjera Shuti u shpreh se pronotimet e muajit gusht janë mbyllur që tani.
Nërkohë duke parë edhe ecurinë dhe kërkesat e shumta, familja Shuti vendosi të bënte zgjerim të bujtinës për akomodimin e pushuesve.
Ajo që të huajt pëlqejnë më shumë është natyra panoramike me ajrin e pastër, gjelbërimin, ushqimi bio dhe mbi te gjitha mikpritja e ofruar.
/rtsh.al/