E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamorano: Ronaldo lojtar i kompletuar

Legjenda e Real Madridit, Ivan Zamorano, ka lavdëruar formën e Cristiano Ronaldos këtë sezon duke thënë se ai është më pak egoist në lojën e tij.

“Ai është fenomen. Ai është një hap mbi shumë të tjerë dhe ai është duke luajtur shumë mirë te Real Madridi. Ai po e bën dallimin me golat e tij. Nuk është e lehtë të jetosh një moment të ëmbël pas një kohe të gjatë dhe ai po e bën këtë”.

“Ai po bëhet më pak egoist, që është esenciale për sulmuesin dhe ekipin. Ai më kujton veten time me shumë gola të shënuar me kokë. Ai ka një ngritje të madhe dhe po tregon se është një lojtar shumë i kompletuar. Fuqia që ai ka dhe se si ai godet topin me kokë tregon se është një lojtar i kompletuar dhe do të vazhdojë t`i japë shumë kënaqësi Real Madridit”, ka thënë Zamorano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›