E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet MASH Mbyllet procesi online

Në të gjithë vendin u mbyll të dielën procesi i plotësimit online të formularit A2 përmes të cilit 29600 maturantë zgjodhën degët e tyre të preferuaras për në universitet.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj tha se procesi u zhvillua korrekt në të gjitha qarqet e vendit, ku qarku i fundit ishte ai i Dibrës që e përfundoi në datën 5 gusht

Ndryshe nga çfarë ishte deklaruar se do të kishte një process të dytë aplikimi për ata maturantë që mund të kishin gabuar në plotësimin e formularit A2 ose të kishin ndërruar mendje për degën e perzgjedhur, drejtori i Agjencisë së Vlerësimit të Provimeve Arben Fagu tha se kjo s'do të ndodhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›