E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kociancic Te nise sa me pare dialogu

Janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. "Po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë”, ka deklaruar Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton, shkruan “Blic” i Beogradit.

Siç ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE–së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.

“Puna në raportin ka nisur, por meqenëse deri atëherë do të ketë edhe më kontakte deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociançiç.

Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›