Universitetet, dalin 4 mijë vendet e reja për 195 degë
TIRANE- Ministria e Arsimit publikon 4 mijë vende të lira në 194 degë të arsimit lartë, të cilat do të rishpërndahen gjatë fazës së tretë të regjistrimeve. Kështu, në universitetin e Tiranës, do të kenë mundësi të shpallen fitues edhe 518 kandidatë të tjerë, kur në fakt, në fund të fazës së dytë të regjistrimeve, ky universitetet deklaroi se kishte vetëm 264 kuota të lira. Ndërkohë që në tabelën e kuotave vihet re se në 6 degë të universitetit të Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasanit, nuk është vendosur limit pranimesh, pra ata do të jenë të hapura dhe në tabelë janë shënuar me shkronjën H, ndërsa ata që kanë shkronjën R janë kuota të reja për programet e miratuara rishtazi. Në universitetin e Shkodrës, në fazën e tretë të regjitrimeve do të mund të shpallen fitues 612 studentë, te Politekniku 155 studentë, te Bujqësori 457 studentë, në Korçë 592 studentë, në Elbasan 437 studentë, në Gjirokastër 567 studentë, në Vlorë 271 studentë, në Durrës 159 studentë, në Akademinë e Arteve janë shpallur të lira 53 vende, ndërsa 5 vende janë shpallur të lira në Akademinë e Sportit. Pas publikimit të kuotave të lira për çdo degë, pritet që së shpejti të dalë edhe formulari A3, të cilin duhet ta plotësojnë të gjithë ata që duan të përfitojnë nga këto vende të lira. Ministri Beja ka deklaruar se edhe rishpërndarja do të bëhet po në bazë të sistemit meritë-preferencë, ndaj i ka këshilluar të rinjtë që të bëjnë me kujdes përzgjedhjen e degës që ata do të shënojnë në formularin A3.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)