E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, emrat e fituesve të fazës së fundit

Ministria e Arsimit shpalli sot emrat e 919 studentëve që fituan shkollën e lartë në fazen e katërt dhe të fundit të regjistrimeve. 'Shekulli' boton të plotë këtë listë.


Për të gjithë ata maturantë që plotësuan formularin A4, sot është dita e përgjigjeve. Pas shqyrtimit të të gjithë formularëve, APRIAL ka bërë publike emrat e nxënësve fitues të fazës së katërt. Procesi i përcaktimit të kandidatëve fitues ka përfunduar dhe rezultatet janë dërguar në të gjitha DAR/ZA në vend.


Kandidatët kanë pasur pesë ditë kohë për të tërhequr dhe plotësuar formularin A4 pranë të gjitha DAR/ZA-ve. Edhe kësaj here APRIAL e ka bërë përzgjedhjen në bazë të sistemit të meritë-preferencës.


Shikoni dokumentin ne pdf
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›